E Hënë, 2 Nëntor 2026

Beteja për votën në çdo front, Berisha: PD do të rrethojë edhe ambasadat

Aksioni politik i Partisë Demokratike në mbrojtje të votës, do të bazohet te dokumentimi pranë faktorit ndërkombëtarë  i provave që kjo parti thotë se ka për manipulim të zgjedhjeve, sikundër te lëvizjet qytetare në vend.

Kryedemokrati Sali Berisha tha se nga kjo lëvizje nuk përjashtohen edhe ambasada. Berisha tha se PD do të bëjë çdo përpjekje që Kryeministri Rama të mos e gëzojë këtë mandat,  sipas tij të bazuar në krim zgjedhor.

 “Unë e thashë këtë, ato janë që të gjitha rezultate të fabrikuara në mënyrën më të turpshme, më të paimagjinueshme. Por ato do të marrin ndëshkimin ndërkombëtar. Beteja është e hapur në të gjitha frontet. Garantoj që shpejt do të jetë dita, kur ambasadat e narkodiktatorit do rrethohen në të gjitha kryeqytetet e vendit, nga populli që iu shkelmua vota. E ky është vetëm një hap. Pra, Edi Rama ka shpalosur armiqësinë më të egër ndaj lirisë dhe votës së lirë të shqiptarëve. Unë kam bindjen më të thellë se këtë mandat nuk do ta gëzojë dhe se, ai do të përgjigjet do të përgjigjet deri më një, për këtë masakër elektorale, batërdi elektorale që kreu, për këtë farsë të turpshme elektorale që bëri haptas, pa asnjë kufizim”, tha Berisha.

Rast flagrant tha Berisha është fabrikimi i votave të diasporës, veçanërisht ai i Greqisë.

Berisha tha se në Bruksel pati takime të dobishme, në funksion të asaj që e cilësoi avokati të votës së lirë. PD nuk dorëzohet tha kreu demokrat deri kur në vend të mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›