E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beteja verbale për sportet marciale

Jo shumë gjëra ndodhin në kuptimin e një filmi aksion. “Carnage” nga regjisori Roman Polanski është një adaptim i dramës së Yasmina Reza. Një film me ngjarje dramatike fillon me aksion dhe vjen në ekranet e DigiGold, që do të shfaqet gjatë javës që do të vjen.

E tëra do të fillojë me një përleshje në mes të dy djemve për shkak të një fushëloje para apartamentit, që gjendet në Brooklyn.

Regjisori Roman Polanski paraqitet në këtë film me një ekip aktorësh shumë të vlerësuar, si një komedi e mprehtë mbi diferencat e prindërve.

Pasi zënkës së dy fëmijëve në park, prindërit e secilit takohen për të zgjidhur mosmarrëveshjen si të rritur.

Por sa më shumë qëndrojnë bashkë, aq më fëmijërore bëhen sjelljet e tyre dhe asnjëri s’do t’i shpëtojë ‘masakrës’ me keqkuptime, debate dhe paragjykime.

Sa më shumë qëndrojnë në banesë, përderisa e tërë lufta do të bëhet për pronë, ku një person duhet që ta lirojë. Karakteret humane po ashtu shihen në një kontrast që vështirë mund të ndalet. Kemi dy çifte të martuara, prindër në shkollë të cilët janë të përfshirë në punë me djemtë e tyre.

Në këtë film shohim edhe aktrim teatror që është i veçantë. Ka një hapësirë interesante letrare, që paraqitet shumë herët nën dritare e kjo paraqitet në një aspekt interesant, që nuk jemi mësuar ta shohim më parë.

“Carnage” në secilin rast është një film interesant. Është një lojë interesante, që paraqet katër persona gjithmonë në fokus.

Është një humor i zi që përzihet më shumë gjëra, por që e bën këtë film shumë interesant dhe me vlera të veçanta.

Ai do të shfaqet nga e hëna në të diel në Film Gold, që në Kosovë e sjell Kompania IPKO. E nëse e shikoni, nuk do të zhgënjeheni sepse filmi “Carnage” është i veçantë ashtu sikurse di ta bëjë gjithmonë regjisori Polanski.

-------

Carnage

Regjia: Roman Polanski

Skenari: Yasmina Reza

Aktorë:Jodie Foster, Kate Winslet, Christoph Waltz, John C. Reilly, Elvis Polanski, Eliot Berger, etj…

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›