Edhe Kanoute në Kinë

Klubi nga Superliga kineze, Beijing Guoan ka njoftuar për transferimin e sulmuesit Frederic Kanoute nga Sevilla.
34 vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me Bejing Guoan duke përfunduar aventurën shtatëvjeçare në Spanjë, ndërsa në të kaluarën shijoi edhe futbollin anglez me skuadrat Tottenham Hotspur dhe West Ham United.
Beijing Guoan është aktualisht në pozitën e tretë në Superligën kineze. Kanoute përforcon statusin e Superligës kineze ku më herët kanë ardhur edhe yjet si Nicolas Anelka dhe Didier Drogba.