Betejë kundër diellit!
Në Britaninë e Madhe, banorët e një rajoni pranë stadiumit Eynesbury, prej pesë vjetësh janë duke zhvilluar një betejë të çuditshme. Ka të bëjë me diellin. Ata kërkojnë prerjen e pemëve përqark stadiumit, pasi sipas tyre, pemët u kanë zënë diellin. Mungesa e diellit, sipas banorëve, po u vret lulet që kanë në kopshte. Por, pronarët e klubit refuzojnë që të presin pemët gjigande, pasi ata thonë se nuk kanë mundësi ekonomike, duke qenë se ekipi i tyre është diletant. Përveç kësaj, pemët u shërbejnë të ndalojnë topat që dalin jashtë fushe.