E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çelet Xuxi

Përveç rreth problemeve me drogën, Xuxi ka treguar edhe se është baba i një vajze 18 vjeçare, që jeton në Gjermani. Nga Express më 25 prill 2011 në ora 11:00

Ia ka hapur zemrën Qetsorit, duke i treguar për jetën dhe problemet me të cilat ai është ballafaquar.

Ai ka treguar që ka qenë i varur nga droga dhe pasojë e kësaj gjatë vitit 2000 ishte ndarë nga bashkëshortja e tij. Por pas gjithë atyre problemeve që ai ka pasur, ai ia ka dalur mbanë ta tejkalojë varësinë e drogës.

Ai ka rrëfyer për “luftën” e tij që të bëhet për një person më i mirë, për ta kthyer sërish familjen e tij. Tash ai është sërish me gruan dhe gjithçka i është kthyer normalitetit.

Përveç kësaj, ai ka zbuluar edhe një tjetër fshehtësi. Ka thënë se e ka një vajzë 18 vjeçare, që jeton në Gjermani, por që nuk e pa parë kurrë, për arsye se nëna e vajzës nuk ka dashur që ajo ta shohë babanë e saj, pasi që ai në atë kohë ka qenë i varur nga droga.

Por, Xuxi ia ka dëshmuar nënës së vajzës se tashmë i është kthyer jetës normale dhe i është lejuar ta shohë vajzën këtë verë.

Nëpërmjet rrëfimit të tij, Xuxi ka përcjellur mesazh për publikun që të mos i hyjë askush rrugës së drogës. Ai, gjithashtu, ka treguar se ka pasur shumë përkrahje nga familja dhe shoqëria për ta tejkaluar këtë fazë të jetës.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›