Betimi Barack Obama merr zyrtarisht mandatin e dyte
Presidenti Barak Obama u betua për një mandate te dyte ne krye te shteteve te Bashkuara te Amerikës. Me ane te një ceremonie madhështore ai u betua mbi bibël para mijëra personave .
“Unë, Barack Hussein Obama, solemnisht betohem se me besnikëri do të shërbej në Zyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe do të bëj çdo gjë të mundshme në aftësitë e mia, që ta ruajë dhe ta mbroj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Pra, të më ndihmojë Zoti”, ishte betimi i Obamës.
Ky është betimi i dyte i presidentit Obama për këtë mandate . Me ane te një ceremonie private ne shtëpinë e bardhe ai u betua ditën e diel pasi kushtetuta parashikon qe presidenti te betohet me dt 20 janar .
Po ashtu dhe zëvendëspresidenti Joe Biden, ka dhënë betimin, për mandatin e tij të dytë. Biden, 70-vjeçar, e ka bërë betimin para gjyqtares së Gjykatës Supreme, Sonia Sotomayor.
Te kapim momentin ! Kështu është shprehur presidenti amerikan Barak Obama ne fjalimin e tij pas ceremonisë se betimit si President i Shteteve te Bashkuara. "Kjo gjeneratë e amerikanëve u testua nga kriza ekonomike ,qe theksoi vendosmërinë tonë dhe provoi rezistencën tonë. Një dekadë lufte tashme po përfundon. Një rimëkëmbje ekonomike ka filluar. Mundësitë e Amerikës janë pafund. Amerikanët e mi, ne po e bëjmë këtë moment, dhe ne do të kapim ate - për sa kohe ne e arrijmë ate sebashku”, u shpreh Obama. I pritur me duartrokitje qe shpesh i nderprisnin fjalen Obama po ashtu ne fjalimin tradicional përpara amerikanëve të mbledhur, e vuri theksin tek liria, të drejtat e barabarta dhe demokracia. “Sot po vazhdojmë një udhëtim që nuk do të përfundojë kurrë. Historia na ka mësuar se liria na vjen nga Zoti, por u takon njerëzve në tokë që ta mbrojnë dhe ta mbajnë të sigurtë.. Ajo që bashkon kombin tonë nuk është ngjyra e lëkurës, origjina apo emrat tanë. Kombin tonë e bashkon fakti se të gjithë njerëzit kanë lindur të barabartë dhe kanë të drejta të pamohueshme. Shtetet e Bashkuara kanë detyrime kundrejt pjesës tjetër të botës dhe do të mbështesin gjithmonë demokracinë, nga Azia në Afrikë dhe nga Amerika në Lindjen e Mesme”, deklaroi Presidenti i SHBA. Ajo qe Obama nuk beri ne fjalimin e tij te pare pas betimit ishte një pasqyrim i axhendes se tij për këtë mandate te dyte . Ne nje kohe qe debati për armët e zjarrit mbetet ende një çështje e nxehte për amerikanet, po ashtu dhe sistemi i emigracionit si dhe reduktimi i deficitit federal.