E Diel, 1 Nëntor 2026

Audicioni ndrra e nje nate vere ne Teatrin Kombetar

Një ere e re po frynë në Teatrin Kombëtar. Ky është audicioni i dytë  që zhvillohet vetëm për dy javët e këtij viti.

Aktorë të njohur  dhe të rinj  po presin për tu testuar  nga regjisori amerikane John Blondell, i cili do të ngjisë në skenë  komedinë e Shekspirit "Ëndrra e një nate vere".
 Regjisori dhe shekspirologu amerikan, pas 25 vitesh karriere në skenat e botës me veprat e Shekspirit, pranon se ka ardhur në Shqipëri të zbulojë një tokë të re në fushën e teatrit dhe për të realizuar për herë të parë një Shekspir në shqip.

"Është përvoja e parë për mua që të vë këtë vepër në skenën e një vendi dhe në gjuhën kombëtare. Arsyeja e dytë është se ne jemi në kërkim të një toke të panjohur, apo dickaje të re, dhe të freskët", u shpreh ai.

"Ëndrra e një nate vere", e Blondell do të sjellë një Shekspir krejt ndryshe, te ndërthurur me elementë shqiptarë.

"Unë jam i dashuruar pas kësaj pjese, është një nga gjuhët më të bukura të vëna ndonjëherë në skenë. Qëllimi im është ta bëj veçanërisht ndryshe këtë Shekspir, por edhe veçanërisht shqiptar", vijon regjisori. 

Për veprën që do të këtë premierën në maj, Blondell ka nisur audicionet dhe ka vlerësuar larminë e zërave femëror të aktoreve.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›