E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Perulje para vepres se arkitektit te pavaresise

Në këtë përvjetor te ndarjes nga jeta te Ibrahim Rugoves ka reaguar me një status ne rrjetin social “Facebook” kryeministri Berisha, i cili tha se shqiptarët, kudo që ndodhen, përulen me nderimin më të thellë para veprës së arkitektit të Pavarësisë së Kosovës, personalitetit më të jashtëzakonshëm, me unikal të kombit shqiptar, burrit që i dha aq nder emrit tonë si shqiptar, presidentit Ibrahim Rugova. Berisha shkruan se " Unë dhe çdo shqiptar patëm fatin e madh te jemi bashkëkohës te këtij Davidi, te këtij Gandi te shqiptareve por edhe te Ballkanit dhe Evropës, apo me mire le te themi te Skënderbeut tone te shekullit XX qe me "shpatën" e pathyeshme te ideve, çështjen e drejte te shqiptareve ne Kosove, e shndërroi nga një çështje te mendjeve dhe zemrave te shqiptareve, ne një çështje te mendjeve dhe zemrave te qytetareve, kongresmeneve, qeveritareve dhe presidentit te SHBA dhe vendeve tjera perëndimore. Regjimit te pushtueseve barbare i kundërvuri pushtetin paralel te shqiptareve. Presidenti Rugova, pas çlirimit te Kosovës nga luftëtarët e lirisë dhe NATO, e udhëhoqi Kosovën me vendosmëri, mençuri dhe civilizim ne rrugën e pavarësisë. Ai fizikisht na mungon, por jeton përjetësisht ne idealin e bashkimit kombëtar, bashkimit tone me Evropën! - shkruan kryeministri Berisha në “Facebook”. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›