E Enjte, 5 Nëntor 2026

Betimi i qeverisë, Soreca uron Ramën: Koordinimi ndër-institucional, çelësi për integrimin në BE

Ambasadori i BE në Tiranë Luigi Soreca, ka uruar përmes një postimi në facebook kryeministrin Edi Rama për mandatin e tretë qeverisës, i cili nisi sot zyrtarisht pas betimit në Presidencë.
“Urojmë kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare që mori detyrën. Presim që integrimi në Bashkimin Evropian dhe reformat, përfshirë sundimin e ligjit, të zënë një vend të rëndësishëm në axhendë. Koordimi i fortë ndër-institucional është kyç për pranimin në BE.”- shkruan Soreca.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›