Varhelyi uron qeverinë Rama 3 dhe këshillon dialog konstruktiv politik për pranimin në BE

Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi përcolli mesazhin e urimit pas betimit të qeverisë Rama 3 për marrjen e detyrës. ”Pres me padurim të punoj me ju dhe pres që integrimi europian dhe reformat e sundimit të ligjit të jenë në krye të axhendës” shkruan zoti Varhelyi. “Dialogu konstruktiv politik dhe koordinimi i fortë janë kyç për pranimin në BE” këshillon ai politikën shqiptare.