Qeveria Rama 3 betohet në presidencë

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit të ri u betuan të shtunën në orën 10:00 në presidencë për të nisur punën për mandatin e tretë qeverisës.
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat e kabinetit, pas betimit në Presidencë ecën përgjatë bulevardit deri ne selinë e Kryeministrisë, ku pas fotos së rastit, nisi edhe mbledhja e parë e qeverisë së re, e cila shënon nisjen e punës në mandatin e tretë.
Edi Rama është emëruar kryeministër në fillim të Legjislaturës X, me dekretin e Presidentit të Republikës në datën 10 shtator.
Ndërsa ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re morën votëbesimin në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.
• Edi Rama- Kryeministër;
• Arben Ahmetaj – Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;
• Olta Xhaçka – Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
• Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes;
• Bledar Çuçi – Ministër i Brendshëm;
• Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;
• Belinda Balluku – Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
• Evis Kushi – Ministër i Arsimit dhe Sportit;
• Ulsi Manja – Ministër i Drejtësisë;
• Elva Margariti – Ministër i Kulturës;
• Frida Krifca – Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
• Ogerta Manastirliu – Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
• Mirela Kumbaro Furxhi – Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;
• Elisa Spiropali – Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
• Edona Bilali – Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;
• Bora Muzhaqi – Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
• Milva Ekonomi – Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve.