Betimi i xhandermarisë serbe, Daçiç mohon tekstin

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç ka hedhur poshtë tekstin e betimit të Xhandarmëria serbe, ku thuhet se Serbi dhe popull serb nuk ka pa Kosovën.
Pas një manifestimi me kuaj, të ashtuquajtur "Vidovdan 2012", Daçiç ka thënë se ky nuk është betimi zyrtar i Xhandarmërisë dhe se ai këtë tekst asnjëherë nuk e ka lejuar, e as nënshkruar.
"Kosova është nëna ime, origjina ime është në Kosovë, të parët e mi janë nga Kosova, historia ime, populli serb ka lindur në Kosovë, Serbia ime është themeluar në Kosovë". Kështu shkruhej në tekstin e betimit të Xhandarmërisë serbe për betimin e pjesëtarëve të ri, në të cilën thuhet edhe se ata do të fitojnë ose do të vdesin me nder për Serbinë, e cila nuk ekziston pa Kosovën.
Por Daçiç ka theksuar se ky betim nuk duhet më të përdoret në mënyrë që të mos ketë tensione mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas B92, Xhandarmëria serbe ka betim të ri, e cila është prezantuar dje, kurse autor i tekstit është Bratislav Dikiç, njeriu i parë i Xhandarmërisë.