E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Do të ketë protesta masive në Kosovë

Lideri i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka deklaruar se pakënaqësia qytetare po rritet vazhdimisht , dhe kjo pakënaqësi do ta çojë vendin në protesta masive.
 

Në një intervistë për “Zërin”, Kurti shprehu pakënaqësi edhe ndaj faktorit ndërkombëtar, për të cilin tha se po e lejon korrupsionin dhe krimin para “hundëve të tyre”.
 

“Nuk është korrekte që vazhdojnë në këtë mënyrë ku ia tolerojnë korrupsionin qeverisë, ndërsa nuk ia tolerojnë as protestat opozitës”, tha Kurti.
 

Lideri i Vetëvendosjes ka kritikuar edhe sistemin e drejtësisë, sidomos Gjykatën Kushtetuese. Kurti tha se nuk pret nga kjo gjykatë që të marrë vendim që bie në kundërshtim me politikën e kryeministrit Hashim Thaçi.
 

Lideri i VV-së, ka folur edhe për zgjedhjet e fundit në dy komuna, Ferizaj dhe Kaçanik, ku kandidatët e tij nuk arritën të fitojnë. Ai tha se rezultatit të dobët i kanë kontribuuar mosdalja e qytetarëve në zgjedhje
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›