Betohen 8 anetaret e rinj te Kolegjit Zgjedhor

Anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit u betuan sot paradite para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani në një ceremoni të veçantë të zhvilluar në Pallatin Mbretëror, ku ishin të pranishëm Ambasadori i Presencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, anëtarët e KLD-së dhe të Kabinetit të Presidentit si dhe Kryetari i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Alaudin Malaj.
Pas leximit të formulës së betimit nga Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa në të cilën thuhet: “Betohem solemnisht se do të respektoj, do të mbroj dhe do t’i bindem Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë, se do të respektoj të drejtat dhe liritë e qytetarëve dhe do të përmbush detyrat e mia, betohem se do të kryej detyrën time me të gjitha mundësitë dhe në mënyrë të paanshme, të drejtë dhe pa favorizuar ndonjë person apo parti”, anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor, të zgjedhur dje me short nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Andi Civici, Edlira Petri, Fuat Vjerdha, Gjinovefa Gaba, Ilir Toska, Kriton Spahiu, Petrit Çeno dhe Valbon Çekrezi me dorën mbi Kushtetutë, u betuan para Kreut të Shtetit shqiptar.
Presidenti Nishani dhe njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë u uroi anëtarëve të rinj të Kolegjit Zgjedhor punë të mbarë dhe suksese në detyrën e tyre të rëndësishme në zbatim të Kushtetutës dhe të ligjit.