Festohet 15 vjetori i Gazetes 55

Gazeta 55 ka mbledhur personalitete të larta të fushave të ndryshme në 15 vjetorin e themelimit të saj.
Themeluesi i kësaj gazete Fahri Balliu, ishte mikpritësi i kësaj feste.
“Gazeta “55” mbush 15 vjet dhe në këtë përvjetor gjej rastin të falënderoj ideatorin dhe mbështetësin kryesor z. Sali Berisha. Gazeta ka qenë në një luftë të madhe me të keqen, me krimin, korrupsioni dhe gjitha ata që mbanin eng vendin në rrugën e integrimit evropian. Gjej rastin të falënderoj të gjithë miqtë e mi, ata që na kanë mbështetur gjithmonë edhe në momentet më të vështira.”
Rrugëtimi i kësaj gazete në 15 vitet e fundit, erdhi për të pranishmit nëpërmjet një dokumentari të shkurtër.
Ky përvjetor u përshëndet edhe nga ambasadori i SHBA, Aleksandër Arvizu i cili i solli dhe urimet e kongresmenit lexoi letrën e kongresmenit Kristofer Smith drejtuar themeluesit Fahri Balliu.
“Misioni dhe puna e shtypit të lirë, sidomos e gazetës “55” është tepër e nevojshme në mbrojtje të vlerave të demokracisë”.
Kjo festë është nderim për fjalën e lirë, thelbi i të gjitha lirive u shpreh kryeministri Berisha në fjalën e tij.
“Gazeta “55” e ngritur në nderim të sakrificës mbinjerëzore, që shqiptarët bënë në 45 vite për fjalën e lirë, e cila në Shqipëri si në asnjë vend tjetër në ligjet barbare të atij regjimi ishte e dënuar me dënim kapital. E ngritur në mirënjohje të thellë ndaj tyre dhe në zotim solemn, se kurrë më, në këtë vend nuk do të mund të vendoset censura, ndonëse kjo në momentet më kritike për fjalën e lirë.”
Në këtë ditë Presidenti i Republikës dekoroi me urdhrin e Mirënjohjes , përkthyesin rumun z. Marius Dobresku, për kontributin e tij të çmuar në fushën e përkthimeve, pasi i ka prezantuar lexuesit rumun me dhjetëra autorë e tituj nga letërsia shqiptare.