SP vlereson te qendrueshme ekonomine shqiptare

Ekonomia shqiptare vlerësohet e qëndrueshme me notën B+ nga agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Standard&Poors. Sipas agjencisë ky nivel i qëndrueshëm reflekton opinionin se Shqipëria do të operojë me politika ekonomike të shëndosha në përpjekjet e saj drejt integrimit europian. Agjencia amerikane parashikon një rritje të PBB me 0,6% për 2012 dhe 1,8% në vitin 2013. Ekonomia shqiptare, citon agjencia, është ngadalësuar në vitin aktual për shkak efekteve të krizës rajonale si dhe nga ulja e konsumit të brendshëm. Pavarësisht ngadalësimit shpjegon S&P ne besojmë se rritja afatgjatë e ekonomisë do të mbështetet nga rritja e investimeve të huaja direkte. Raporti vlerëson gjithashtu se një test për ekonominë e vitit të ardhshëm mbeten zgjedhjet e 2013, ku nuk mund të injorohet rreziku i shpenzimeve të pakontrolluara.