E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohen gjyqtarët e prokurorët e Mitrovicës

Gjyqtarët dhe prokurorët e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë janë betuar sot para presidentit Fatmir Sejdiu.

Në një ceremoni rasti janë betuar gjyqtarët: Xhevdet Abazi, Gani Avdiu, Beqir Halili, Ruzhica Simiç, Beshir Islami, Ali Kutllovci, Ramë Hyseni, Ferid Osmani dhe Kade Bunjaku.

Janë betuar edhe prokurorët Xhevdet Bislimi, Zejnije Kela, Njazi Rexha dhe Ismet Ujkani. Kurse Shyqri Syla dha betimin si kryeprokuror në Prokurorinë Publike të Qarkut në Mitrovicë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›