E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeton Shala, kryeshef i AKPM-së

Ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, e ka caktuar Jeton Shalën ushtrues detyre të kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kosovare për Produkte Mjekësore (AKPM).

Jeton Shala është doktor i Farmacisë dhe për disa vite ka punuar në lëmin e farmaceutikës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ai ka kryer shkollimet e larta pasuniversitare në “Nova Southeastern University” (NSU) në Florida të SHBA-së, bëhet e ditur në një komunikatë të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›