Presidenti Topi dhe Ministrja e Jashtme e Greqisë, Bakojanis vlerësojnë arritjet e Shqipërisë në rrugën e integrimit euroatlantik.

9 shkurt 2009
Presidenti i Republikës, Bamir Topi priti sot në mjediset e Pallatit të Brigadave Ministren e Jashtme të Greqisë, Teodora Bakojanis, si dhe delegacionin që e shoqëronte në kuadër të vizitës së saj në vendin tonë me cilësinë e Kryetares së Radhës së OSBE-së.
Së pari, në këtë takim, Presidenti Topi shprehu vlerësimet për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin frytshëm mes Shqipërisë dhe Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, duke vënë theksin në kontributin e vlefshëm që kjo organizatë ka dhënë për konsolidimin e institucioneve demokratike e forcimin e shtetit ligjor në vedin tonë. Gjatë bisedës, duke bërë një pasqyrë gjithëpërfshirëse të zhvillimeve më të fundit në vend, Presidenti i Republikës u ndal më hollësisht në përpjekjet sidomos për përfundimin e reformës zgjedhore, kryerjen me sukses të reformës në drejtësi, si dhe për luftën kundër krimit të organizuar, kontrabandës, trafiqeve dhe korrupsionit. Në këtë kontekst, Kryetari i shtetit u shpreh se “ne besojmë se zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, që do të mbahen në qershor 2009, do të jenë të lira e të ndershme duke patur parasysh edhe krijimin e infrastrukturës së duhur zgjedhore”.
Në vijim të takimit, Presidenti Topi vuri në dukje nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve shqiptaro-greke si marrëdhënie të një partneriteti strategjik dhe shprehu bindjen se dy vendet tona do të kontribuojnë për thellimin dhe intensifikimin të mëtejshëm të bashkëpunimit mes tyre, sidomos sa i përket aspektit ekonomik. “Ne synojmë dhe një bashkëpunim për liberalizimin e vizave brenda rajonit”, - tha Kryetari i Shtetit dhe theksoi se “në këtë kuadër e në kontekst të zbatimit të Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave me BE-në, do të vlerësonim angazhimin konkret të Greqisë”.
Gjatë bashëbisedimit me Ministren e Jashtme të Greqisë, Bakojanis, Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për ratifikimin nga Parlamenti i vendit fqinj të MSA-së së Shqipërisë me BE-në. Pasi vuri në dukje se mbështetja e miqve dhe partnerëve tanë për anëtarësimin e plotë të vendit në NATO, përbën një element tjetër që përforcon kredibilitetin ndaj Shqipërisë, Kryetari i Shtetit shprehu besimin në Ratifikimin e shpejtë të Protokollit të Anëtarësimit në Aleancën e Atlantikut të Veriut nga Greqia.
Kreu i shtetit dhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Greqisë, Dora Bakojanis diskutuan edhe rreth situatës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili po përjeton një klimë të mirë e të qëndrueshme për t’u projektuar i tëri drejt zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik dhe integrimit euroatlantik.
Zonja Bakojanis, pasi vlerësoi arritjet e vendit tonë, sidomos ato të shënuara gjatë vitit të fundit, e përgëzoi Presidentin Topi për përparimin e dukshëm përsa i përket zhvillimit dhe kryerjes së suksesshme të reformave thelbësore si ajo zgjedhore, në drejtësi, etj, duke bërë me dije se javën që vjen Parlamenti i Greqisë do të ratifikojë Protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
Kryetarja e Radhës e OSBE-së, vuri në pah punën e mirë dhe bashkëpunimin e zyrës përfaqësuese të OSBE-së në vendin tonë përsa u përket përafrimit të legjislacionit shqiptar me atë të demokracive të zhvilluara perëndimore, arritjen e një konsensusi sa më të gjerë për reformat kyçe aq të nevojshme për përmbushjen e standardeve integruese dhe për përgatitjen e një procesi zgjedhor sa më të përkryer, duke u shprehur bindjen se “është e sigurt që zgjedhjet e ardhshme do të jenë më të mirat të mbajtura ndonjëherë në vendin tonë”.
Zonja Bakojanis vlerësoi si shumë të mira edhe marrëdhëniet mes dy vendeve mike dhe fqinje, duke theksuar se një nga përparësitë e politikës së jashtme të Greqisë është politika e fqinjësisë së mirë, konsolidimi i qëndrueshmërisë rajonale dhe integrimi i gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor në shtëpinë e përbashkët evropiane dhe strukturat euroatlantike.