E Shtunë, 31 Tetor 2026

Betohet qeveria Monti


Me gjithë zërat që qarkulluan orët e fundit, kryeministri Mario Monti bëri zgjedhjen e pritur në kabinetin e tij: nuk ka gjurmë politikani, të 17 ministrat, gjashtë më pak se ata të qeverisë së mëparshme, janë teknokrate.

“Pa politikanë, deklaroi kryeministri, puna e qeverisë do të jetë më e lehtë dhe do t’i heqë arsyet për t’u vënë në pozitë të vështirë”.

Vetë kryeministri do të mbulojë edhe ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, meqënëse u thirr për krijimin e qeverisë pikërisht në rolin e tij si ekonomist i zoti e duke marrë përsipër kështu edhe problemet më urgjente dhe të rënda.

Kabineti qeveritar ka tre gra ministre në poste ItaliaItali, prezantohet qeveria me teknicienë Berlusconi mbledh "plaçkat" Itali, rritet presioni ndërkombëtar mbi Montin me rëndësi të madhe:  ministria e Brendshme, ajo e drejtësisë dhe ministria Punës dhe të Politikave sociale, i janë besuar tre specialisteve femra.

“Ministrat e rinj janë një parathënie e shkëlqyer e punës së kësaj qeverie”. “Kjo qeveri është e aftë të shpëtoje Italinë”. “Qeveri e serisë A”. “Tani janë kushtet për të punuar mirë në Parlametin italian”. Këto janë disa nga komentet e analistëve dhe specialistëve të cilët përshëndetën me entuziazëm kabinetin e ri qeveritar.

Ditën e enjte dhe të premte kjo qeveri do të paraqitet për të marrë votëbesimin në dy dhomat e parlamentit.

Me sa dihet nga konsultimet e ditëve të fundit, parashikohet mbështetje e gjërë nga grupimet kryesore. Po qe se dita duket nga mëngjesi, perspektivat duken të mira:  ekzekutivi solli ndikimin e tij të parë pozitiv në ekonomi. Në mbylljen e Bursës së Milanos që përkoi me orarin e betimit të qeverisë, brenda pak minutave u regjistrua një rritje prej 1,1%.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Leka Zogu në gjendje të rëndë
Pretendenti i Fronit Mbretëror, ndodhet i shtruar në spitalin nr. 5 në Tiranë
Eurobondet shqiptare “fluturojnë” në 11%
Topi: Tolerancë e munguar
BE: Liria e medias thelbësore
Kredia, Bode fluturon në Abu Dhabi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›