E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN dorehiqet drejtori per Evropen


Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Evropën, Antonio Borges ka dhënë dorëheqjen në një moment kritik, kur të gjithë po përpiqen të frenojnë krizën e borxhit që ka përfshirë kontinentin.

Borges deklaroi se arsyet personale e detyruan atë të merrte vendimin e papritur për t’u tërhequr nga posti prestigjoz. Ai ka qenë drejtor për Evropën për një vit.

Më herët gjatë vitit, zoti Borges u detyrua të tërhiqte komentet e tij që sugjeronin që Fondi duhet të ndihmojë Italinë dhe Spanjën duke blerë borxhet e tyre.

“Përgjigjia e tij ndaj krizës së eurozonës ishte kontroverse dhe për disa destabilizuese”, thotë korrespondenti i BBC në Uashington, Steve Kingston, i cili shton se dorëheqja nuk ishte një e papritur.

FMN është pjesë e trojkës së organizatave ndërkombëtare që mbikëqyrin ndihmat për Greqinë, Portugalinë dhe Republikën e Irlandës, ndërsa dy pjesëtarët e tjerë janë Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane.

Së fundmi FMN-së i është dhënë edhe detyra për të mbikëqyrur reformat ekonomike nga Italia, e cila që prej ditës së djeshme është bërë me qeveri të re.

Drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde do të përpiqet të caktojë Reza Moghadam, drejtore e politikave strategjike të Fondit, si pasardhëse të zotit Borges.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Leka Zogu në gjendje të rëndë
Pretendenti i Fronit Mbretëror, ndodhet i shtruar në spitalin nr. 5 në Tiranë
Eurobondet shqiptare “fluturojnë” në 11%
Topi: Tolerancë e munguar
BE: Liria e medias thelbësore
Kredia, Bode fluturon në Abu Dhabi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›