E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 55 vitesh, një vepër shqiptare, në skenën simfonike të Moskës

MOSKË- Pas 55 vjetësh, në skenën e Moskës ngjitet muzika simfonike shqiptare, me premierën ruse të veprës "Oisosfonia" te Aleksander Peçi .

Orkestra e famshme e Filharmonisë Ruse të Moskës, nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Sergei Tararin, në sallën e unionit të kompozitorëve, mbylli me sukses Festivalin e 33-të Ndërkombëtar "Vjeshta e Moskës", me veprën "Oisosfonia" të kompozitorit shqiptar, Aleksandër Peçi.

Kryetari i unionit të kompozitorëve të Rusisë, kompozitori Oleg Gallahov u shpreh:
“Sot, në festivalin “Vjeshta e Moskës” u luajt premiera e kompozitorit shqiptar, i njohur në Evropë, Aleksandër Peci. Orkestra luajti me mjeshtëri veprën simfonike të shkruar nga ky kompozitor. Në këtë koncert, salla ishte e mbushur plot. Publiku e priti me ovacione këtë krijim të mrekullueshëm simfonik. Kompozitori Aleksander Peci është i pari kompozitor shqiptar pjesmarrës në këtë festival”.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›