E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, vrasja e shqiptarit, gjenden armë të ftohta në burg

Thika artizanale, shufra të mprehta, leva dhe armë të tjera të ftohta janë gjetur në qelitë e burgut të Dhomokos, pas kontrollit të hollësishëm që zhvilluan gardianët. 

Kontrolli u zhvillua pas përleshjes që ndodhi të shtunën në burg, ku humbi jetën një i burgosur 33 vjeçar nga Shqipëria dhe u plagos një bashkatdhetar i tij i moshës 30 vjeç. 

Pas hetimeve, për gjashtë të burgosur u hap dosja penale me akuza për vrasje me dashje. 

Ndërkaq, në burgun e Koridhalos në Athinë, dje pati përleshje midis të burgosurve shqiptarë dhe kurdë me rezultat plagosjen e të paktën dhjetë të burgosurve. Shtatë prej tyre u çuan në spitalin e burgut, ndërsa tre të tjerë në spitale të Atikës. 

Pas ndërhyrjes së gardianëve situata u qetësua dhe të burgosurit u futën në qelitë e tyre. 

(Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›