E Diel, 1 Nëntor 2026

Rihanna bëhet serioze?

Ajo është kritikuar disa herë për veshjet e saj shumë ekstravagante të cilat janë vlerësuar dhe si seksualisht ngacmuese për fanzat adoleshent që e ndjekin në të gjithë botën.

Rihanna befasoi ditën e enjte, duke u shfaqur në një mbrëmje në Los Anxhelos e veshur si një punonjëse banke.

Me një pamje totalisht të ndryshuar nga lyerja e flokëve me ngjyrë të verdhë, këngëtarja veshi një fund deri tek gjuri dhe një këmishë të bardhë, në darkën që kaloi me disa miq në një piceri.

23-vjeçarja fitoi menjëherë vëmendjen e mediave për modestinë e saj të pazakontë në stilin e përzgjedhur,

Një javë më parë, ajo ishte vendosur në qendër të vëmendjes për një veshje shumë të guximshme dhe joshëse, në një mbrëmje tjetër të kaluar në shoqërinë e disa miqve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›