Beyonce anulon koncertin në Belgjikë

Këngëtarja Beyonce u ka kërkuar falje fansave për anulimin e një koncerti në Belgjikë që ishte paraparë të mbahej mbrëmë.
Super ylli i muzikës është momentalisht duke mbajtur turneun e saj, ‘The Mrs Carter Show’ ndërkaq ishte paraparë që ajo të performonte mbrëmë në Antwerp.
Arsyet pse ajo e ka anuluar koncertin janë të llojit shëndetësor dhe kjo për shkak të dehidrimit dhe stërlodhjes.
31-vjeçarja ka kërkuar falje për të gjithë fansat e saj në Belgjike nëpërmjet një letër kur shpjegon edhe arsyet.
"Për fansat e mi më të dashur në Antwerp. Kurrë në jetën time nuk ka shtyre ndonjë koncert. Ishte shumë e vështirë për mua. Ju premtoj se do të ricaktoj datën shumë shpejtë. Më vjen keq nëse ju kam zhgënjyer", ka shkruar ajo në një letër të cilën e ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook.
Në këtë letër, Beyonce ka shpjeguar se po ndjehet më mirë dhe se po bëhet gati për spektaklin në Belgjikë sapo të rikuperohet plotësisht./Indeksonline/