E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iliri e bën të qajë Riken

Në dhomën e gjumit duket se bie qetësia pas debateve e zënkave mes banorëve, ndërkohë që tani banorët fillojnë të luajnë.

Loja fillon mes Rikes e Anaidit, ku përfshihen edhe pjesa tjetër e banoreve më vonë. Ata hedhin jastëkët nga njëri krevat te tjetri e luajnë nëpër dhomë së bashku.

Ndërsa më vonë Rikja largohet për t’u futur në dhomën e rrëfimit, Anaidi dhe Iliri thurin një plan. Ata duan t’i bëjnë një lojë Rikes e ta trembin sapo të dalë nga dhoma e rrëfimit.

Ata dalin jashtë dhe Iliri hipën mbi dollap, ndërsa Anaidi e ndihmon duke e mbuluar me të gjithë jastëkët që ndodhen aty, duke e maskuar mirë, në mënyrë që sapo të shkojë Rikja, Iliri të ngrihet e ta trembë.

Rikja vjen me ngadalë, ndërkohë që Anaidi është duke bërë sikur po diskuton me Elonën pak më poshtë. Iliri i ndien hapat e saj dhe çohet ndërsa bërtet, duke arritur të trembë Riken. “I keq!”, i thotë ajo, ndërsa banorët shpërthejnë në të qeshura pafund mes tyre. “Të vjen inat ty se shkova të fle në krevat me Elonën, dhe nuk ndenja për të biseduar me ty, prandaj sillesh kështu?”, i thotë Rikja, ndërsa Iliri i përgjigjet me batutat e tij, duke bërë sikur është mërzitur me të,raporton TCH.

Ata hyjnë në dhomë dhe vazhdojë sërish të luajnë me jastëkë me njëri-tjetrin, ndërsa Iliri e godet pa dashje aq sa Rikja fillon të qajë. Kështu, Iliri mundohet ta qetësojë, ndërsa Rikja nuk pranon dhe për disa minuta fillojnë të ngacmojnë njëri-tjetrin./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›