E Diel, 1 Nëntor 2026

Vezhguesit e zgjedhjeve nis punen misioni i ODIHR

Kryesuesja e misionit afatgjatë të vëzhguesve të ODIHR për zgjedhjet e 23 qershorit, amerikania Conny McCormack, në deklaratën e parë para mediave shqiptare, u shpreh se qëllimi është vlerësimi i procesit para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve.

"Raporti përfundimtar do të publikohet rreth 8 javë pas mbajtjes së zgjedhjeve.Gjëja më e rëndësishme për zgjedhjet është hapja dhe transparenca. Ne do të vëzhgojmë procesin e votimit,por edhe situatën më pas", u shpreh McCormak. Përfaqësuesit e misionit zhvilluan takimin e parë ditën e mërkurë me ministrin e Jashtem Aldo Bumçi. Shefi i diplomacise shqiptare i ka uruar mireseardhjen ekipit te ODIHR. Takimin e dyte monitoruesit e ketij misioni e paten me kater anetaret e KQZ-se, Zgjedhjet 2013Rama në Parlamentin Europian Engel: Zgjedhjet e 23 qershorit tepër të rëndësishme Topalli takon studentët ne kushtet kur ky institucion vijon te funksionoje i cunguar. Vezhguesit e ODHIR kane marre nga ky institucion informacion mbi ecurine e deritanishme te procesit parapregatitor te zgjedhjeve. Ne axhenden e misionit afatgjate te monitorimit te zgjedhjeve është zhvillimi i fushatës elektorale, përfshi analizimin e listave të përpiluara për zgjedhjet sikurse zbatimin e legjislacionit dhe  monitorimin e medias. ODIHR parashikon që ditën e zgjedhjeve të jenë në terren më shumë se 400 vëzhgues. Ata hartojne raportin paraprak qe do te mbahet ne 2- 4 qershor, ndersa raporti final hartohet nga vezhguesit afatshkurter te drejtuar kete here nga Roberto Batelli, i emeruar nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›