Beyonce i futet operacioneve plastike

Ylli i muzikës Beyonce, mahniti të gjithë me paraqitjen e saj në Super Bowl. Por nuk shpëtoi nga syri i paparacëve një ndryshim i vogël në fytyrëne saj, ku duket se Beyonce ka bërë një ndërhyrje në hundën e saj.
Kjo gjë u konfirmua edhe sipas opinionit të disa ekspertëve. Beyonce, pa dyshim, disa herë është cilësuar si njëra nga femrat më të bukura në botë.
Por nëse hidhet një shikim në fytyrën e saj të bukur dhe bëhet një krahasim shihet se hunda e saj ka ndryshuar paksa. “ Besohet se ajo ka bërë një operacion plastic. Mendoj se hunda e saj duket më e vogël dhe më e rafinuar tani.
Unë personalisht e bëj këtë procedur rregullisht. Ajo duket e mrekullueshme dhe operacioni ka bërë një punë të shkëlqyer”, tha Jeffrey Spiegel, professor në Universitetin e Bostonit dhe kirurgj i çertifikuar për operacione plastike.
Deri më tani nga ana e Beyonce-s nuk ka dalë ndonjë koment./Indeksonline/