Kim Kardashian po kalon momente të vështira

Kim Kardashian kërkon që divorci i saj të përfundoj sa më shpejt që është e mundshme në mënyrë që ajo të nis një jetë krejtësisht të re me Kanye West.
Ylli i televizionit u martua me basketbollistin Kris Humphries në vitin 2011 por ata u ndanë vetëm pas 72 ditësh martesë.
Kim kërkoi divoricin menjëherë, por procedurat ende janë duke vazhduar.
Në dokumentet që kanë siguruar mediet amerikane thuhet se Kim dëshiron që martesa e saj të përfundoj sa më shpejt në mënyrë që të nis një jetë të re për vete. 32 vjeçarja është shtatzënë me fëmijën e saj të parë me të dashurin Kanye West. Ata që ishin miq prej shumë kohësh, nisën lidhjen e tyre vitin e kaluar.
Por ish bashkëshorti i saj, ka thënë se nuk e ka ndërmend të përshpejtoj procedurat e divorcit vetëm pse ajo është shtatzënë.