E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce ldquorrembehetrdquo ne skene

Një fans i ekzaltuar ka tërhequr nga skena këngëtaren Beyonce gjatë koncertit të saj në San Paolo të Brazilit, që ishte dhe etapa e fundit e turit të saj “Mrs Carter World”.

Spektatori është hedhur ndaj yllit të showbizit, e ka mbërthyer me krahë dhe e ka tërhequr drejt vetes, duke përfituar nga fakti që ajo ishte afruar tek fansat. Menjëherë kanë ndërhyrë agjentët e sigurisë që kanë liruar artisten nga mbërthimi i të riut. Beyonce ka vazhduar këngën duke treguar profesionalizëm dhe gjakftohtësi. Kur ka mbaruar këngën, ajo e ka vënë re tensionin mes adhuruesit dhe truprojave të saj, duke u kërkuar atyre që të ndalonin dhe t’i jepnin dorën atij. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›