E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani Kushtetuta do te mbrohet ne ccedildo rast

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve gjatë punimit të samitit të krerëve të shteteve të vendeve të rajonit, deklaroi se Kushtetuta e Shqipërisë përcakton se Presidenti është kreu i shtetit.

"Ismail bej Vlora është figurë e madhe i historisë sonë, por historia është histori dhe serioziteti ndaj shtetit është seriozitet ndaj shtetit. Kushtetuta do të mbrohet në çdo rast, por sforcimet për ta vendosur Presidentin e Republikës si kundërshtar nuk janë të shëndetshme për demokracinë", tha Nishani. Kreu i vendit, theksoi se Presidenti do të jetë në shërbim të mbrojtjes së Kushtetutës, ndërsa ftoi Kryeministrin e ri që të bëjë punë dhe jo gjeste. Meta: Të orientohemi drejt figurave bashkuese Ndërsa kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ashtu sikurse edhe një ditë më parë deklaroi se politika shqiptare duhet të orientohet drejt figurave më përbashkuese dhe se kjo çështje nuk duhet keqkuptuar. "Unë nuk mund ta heq portretin e Presidentit nga zyra e Kuvendit, sepse në fakt nuk e kam gjetur atë. Portreti i Presidentit do të vendoset në respekt të asaj që përfaqëson Kuvendi dhe të asaj që përfaqëson Presidenti në Kushtetutë. Po ashtu do të vendosim edhe foton e Ismail Qemalit", tha Meta. Këto reagime erdhën pas një prej tre vendimeve që mori Qeveria "Rama" në mbledhjen e parë të kabinetit, heqjen e portretit të Presidentit Bujar Nishani nga salla e Këshillit të Ministrave heqjen e portretit të Presidentit dhe zëvendësimit të tij me atë të Ismail Qemalit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›