E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekspozite e dinastise Zengo dhe Antoniu

Në nderim të artistëve për kontributin e tyre, pjesëtarë të familjeve Zengo dhe Antoniu me origjinë nga Dardha dhe Korça, paraqitet për herë të parë një pjesë e punimeve të tyre në zhanre të ndryshme të artit. Me dëshirën për t’i bërë të njohura këto vepra arti, Enis Pekmezi një nga nipërit e këtyre dy familjeve, hap për publikun e gjerë, ekspozitën e parë të këtij lloji në ambientet
Koleksionet që trashëgohen brez pas brezi rrallë herë ndodh që të bëhen të njohura për publikun e gjerë. E një nga këto raste të rralla është edhe ekspozita ku për herë të parë pasqyrohet e gjithë historia e dy familjeve të lidhura ngushtë njëra me tjetrën Zengo dhe Antoniu. Ekspozita “Zengo dhe Antoniu 200 vite art” rrëfen përmes ikonografisë, fotografive, pikturës, kinematografisë dhe muzikës kontributin e dy familjeve nga Dardha e Korçës.
Enis Pekmezi kuratori i kësaj ekspozite e ka konceptuar atë të ndarë në pesë periudha që lidhen me pesë emra të kësaj familjeje.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 2 ditë. Në natën e parë do jenë të ftuar miq, specialistë nga bota e artit dhe kulturës, figura të jetës politike dhe akademike.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›