E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë dënon sulmin kamikaz në Ankara

Shtëpia e Bardhë ka dënuar ashpër atentatin kundër ambasadës amerikane në Ankara dhe ka premtuar bashkëpunim me autoritetet turke për të gjetur përgjegjësit.

"Dënojmë ashpër atentatin kamikaz kundër ambasadës amerikane në Ankara", deklaroi zëdhënësi i presidentit Barak Obama, Jay Carney.

"Do të bashkëpunojmë ngushtë me autoritetet turke për të hetuar këtë ngjarje", theksoi Carney. transmeton express.

Carney shtoi gjithashtu se një atentat kamikaz në perimetrin e ambasadës përkufizohet si një akt terrorist.

Një kamikaz shpërtheu një bombë sot përpara ambasadës amerikane në Ankara duke shkaktuar vdekjen e tij dhe të një roje turke të sigurisë dhe po ashtu duke plagosur rëndë një gazetare vendase, ndërkohë që autoritetet turke përgjegjëse për këtë atentat konsiderojnë një grup ekstremistësh të majtë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›