E Shtunë, 31 Tetor 2026

Beyonce qorton fansin

Gjatë një koncerti të turit të saj botëror në Atlanta, këngëtarja e njohur Beyonce ka qortuar një fans.i cili po xhironte me videokamere teksa këngëtarja performonte në skenë.

"Nuk mund as të këndosh, sepse je shumë i impenjuar duke regjistruar! Jam pikërisht përpara teje, baby! Duhet të dish të përfitosh nga ky moment. Ule atë të mallkuar fotokamera!".

Në këtë mënyrë, Beyonce i është drejtuar fansit i cili ndodhej jo shumë larg skenës. Këngëtarja amerikane, që po këndonte "Irreplaceable", ka ftuar mbështetësin e tij për të shijuar më mirë spektaklin. Kaq ka mjaftuar që të rrëmbejë një të qeshur të madhe nga e gjithë platea e fansave të saj./Indeksoonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›