Beyonce zemërohet nga përpunimi i të rrumbullakëtave të saj
Pop këngëtarja, Beyonce është shumë e zemëruar në autorët e fushatës së kompanisë H&M, sepse në disa foto asaj ia kanë zvogëluar gjinjtë dhe prapanicën me anë të fotoshopit.
Me rastin e nënshkrimit të kontratës për incizimin e reklamës për kompaninë H&M, Beyonce ka paraqitur ultimatum që asnjë foto e saj nuk guxon të përpunohet me anë të programeve të ndryshme si photoshop e të ngjashme.
Kur ka dëgjuar që disa foto të saj megjithëkëtë janë përpunuar, ekipi i saj ia ka marrë të gjithë negativat kësaj kompanie dhe i ka lënë vetëm origjinalet për fushatë.
Beyonce me anë të kësaj fushate dëshiron të promovojë rëndësinë e turpit të shëndetshëm të njeriut, si dhe rëndësinë e ushqimit të mirë, andaj ka konsideruar që fotot e ndryshuara do të dërgonin porosi të keqe,thekson “KN”. P.K
