E Diel, 1 Nëntor 2026

VIDEO LAJM/ Një tjetër rrugë e mbaruar nga Berisha

berishaMbrëmë emisioni Fiks Fare solli prova që tregojnë se kryeministri Sali Berisha shfaqet vetëm në një copë rrugë të ndërtuar shpejt e shkel e shko dhe e inauguron sikur ka mbaruar të gjithë segmentin. Në fakt rruga nis e mbaron pas shpinës së Berishës, aq sa duhet për të bërë fushatë e propagandë.

Ndërkohë deputeti socialist, Taulant Balla, ka denoncuar një tjetër mashtrim të Berishës me rrugët e asfaltuara.

Saliu vazhdon të gënjejë pa turp dhe pas i vijnë edhe ministrat. Kryeministri Sali deklaroi se ka mbaruar rrugën Librazhd- Peshkopi, e po të njëjtën gjë vrapoi të gënjejë pas tij edhe ministri Olldashi. Këto pamje janë pjesë e rrugës Librazhd Peshkopi, pikërisht segmenti Studen Sebisht. Kuptohet qartë se këtu jo vetëm rrugë të shtruara që nuk ka, por as nuk duket ndonjë shenjë se rruga është në ndërtim e sipër. Saliut i kanë mbetur dhe vetëm 24 ditë për të vazhduar të tregojë përralla, se tashmë askush nuk i beson, shkruan Balla në faqen e tij në Facebook./ep

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›