Biberaj: Do ketë prurje të tjera nga PD në partinë tonë
45 ditë pas themelimit të Partisë Fryma e Re Demokratike pjesë e kësaj force politike janë bërë 12 mijë anëtarë. Aleksandër Biberaj që është në grupin nismëtar të kësaj force politike nuk përjashton mundësinë që pjesë e strukturave të kësaj force politike të bëhën edhe deputetë të tjerë të parlamentit shqiptar përveç Gazmend Oketës.
Muajt e parë janë regjistruar rreth 12 mijë anëtarë, një shifër kjo e konsiderueshme pasi janë të gjithë qytetarë që kanë ardhur në FRD. Kemi deklaruar se FRD-ja është parti e hapur dhe gjithësesi votimi i fundit në parlament tregoi edhe për ata deputetë që mendojnë si ne shtoi Biberaj për Ora News.
Biberaj thotë se kryetari dhe strukturat drejtuese të kësaj force politike do të realizohen në shtatorin e këtij viti, në kongresin e parë të kësaj force politike. Por nga ana tjetër ai thotë se FRD-ja është një forcë politike e djathtë e vërtetë, jo si Partia Demokratike që është në pushtet me votat e të djathtëve pa qenë e tillë.
PD-ja ka kohë që ka ikur nga e djathta që kur ka lidhur koalicionin me LSI-në dhe e djathta sot është e papërfaqësuar. Ne do të vazhdojmë aktitivietin tonë gjatë verës dhe në vjeshtë do të jemi gati shtoi më tej Biberaj.
Me 30 maj të këtij viti, FRD-ja u shpall zyrtarisht si një forcë politike ndërsa në krye ka ende një grup nismëtar. Në kuadër të organizimit të strukturave të kësaj force politike drejtuesit e saj i janë drejtuar tashmë gjykatës për tu regjistruar si forcë politike.