Thaçi në Sofje, me ftesë të homologut Borissov
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka nisur sot viziten dyditore ne Sofje, me ftese te homologut te Bullgarisë, Boyko Borissov.
Kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime me presidentin e Bullgarisë, Rosen Plevneliev, kryeministrin Boyko Borissov, me nënkryetaren e Parlamentit, Ekaterina Ivanova Michaylova dhe me Komisionin për Marrëdhënie me Jashtë të Parlamentit të Bullgarisë.
Gjatë qëndrimit në Bullgari, kryeministri Thaçi do të takojë edhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Bullgarisë, ku do të prezantojë mundësitë që ofron Republika e Kosovës për investimet e investitorëve bullgarë, si dhe do ti ftojë ata të vizitojnë Kosovën, për tu njohur më për së afërmi me ambientin e favorshëm të biznesit në Kosovë.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Bullgari, kryeministri Thaçi do të mbajë një ligjëratë në Klubin Atlantik të Bullgarisë.