E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i G20, zgjidhje për krizën në Eurozonë

Liderët e ekonomive të industrializuara dhe në zhvillim takohen sot në Meksikë, për të diskutuar mënyrat e rritjes së ekonomisë botërore.

Samiti i G20-ës nis një ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Greqi, të cilat kanë nxjerrë fituese partinë që mbështet marrëveshjet për masa kursimi, për të shpëtuar vendin nga falimentimi.

Udhëheqësit e G20-ës pritet tiu bëjnë presion zyrtarëve evropianë për të kërkuar një zgjidhje të qëndrueshme për krizën në Eurozonë.

Në margjinat e samitit në Los Kabos, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, pritet të zhvillojnë bisedime rreth konfliktit në Siri.  Samiti i G20-ës zhvillon punimet sot dhe nesër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›