Biberaj: Koalicioni PD-LSI, një marrëveshje tregtare
TIRANE- Një prej themeluesve të partisë, Fryma e Re Demokratike, Aleksandër Biberaj akuzoi dje qeverinë dhe në mënyrë të veçantë kryeministrin Berisha, për përdorim politik të ish-të përndjekurve politikë dhe diskriminim ndaj kësaj shtrese, duke injoruar në total interesat e tyre.
Nisur nga kjo, por dhe shumë probleme të tjera keqqeverisjeje, Biberaj u shpreh i sigurtë se post 2013-ta, PD-në dhe lidershipin e saj do ta gjejë në opozitë.
“PD do të kalojë absolutisht në opozitë. Kjo, si rrjedhojë e qeverisjes së lidershipit. Është një qeverisje pa asnjë lloj morali të djathtë, ka tradhtuar shumë interesa të shtresave të ndryshme. Mes tyre ka tradhtuar idealet e ish- të burgosurve”, - tha ai. Duke kritikuar qeverinë, ai ceku dhe koalicionin PD-LSI, që në analizën e tij i ka kaluar një faturë të madhe partisë së djathtë më të madhe në vend, atë të korrupsionit.
“Duket një situatë krize, kemi një mazhorancë të tejlodhur nga pushteti, të amortizuar. Marrëveshja PD-LSI është një marrëveshje e mirëfilltë tregtare, kështu ka rezultuar. Korrupsioni i LSI ka rënduar mjaft mbi PD-në”, - theksoi Biberaj.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)