Korçë, falimenton firma greke, nuk pagoi 28 punonjëset e qëndistarisë
KORÇË- Falimenton firma greke e qëndistarisë, 28 punonjëse denoncojnë në polici për mashtrim pronarin, Vasilis Anastasiadis. Burime nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës bëjnë me dije se firma "Europlex" nuk ka paguar punonjëset që prej fillimit të këtij viti, duke iu mbajtur shumën prej 160 000 lekësh secilës prej tyre.
Edhe pse nuk ishin paguar përgjatë 9 muajve, gjendja e vështirë ekonomike ka detyruar gratë të shkonin në punë deri të premten. Tri ditë më parë, ata janë befasuar kur kanë vënë re se qëndistarisë i ishte vënë dryni. Burimet e mësipërme pohojnë se pronari Anastasiadis ka mbyllur aktivitetin e tij dhe më pas është larguar për në Greqi.
Të gjendura përballë kësaj situate (pronari dhe administratori i firmës kishin mbyllur telefonat), 28 punonjëset kanë ndalur hapin në policinë e qytetit juglindor ku dhe kanë depozituar kallëzimin e tyre. Pas denoncimit nga specialistët e Sektorit kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë, nisi procedimi penal ndaj pronarit grek, Vasilis Anastasiadis dhe 42-vjeçarit Juxhin. A, administrator i firmës "Europlex" sh.p.k.. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore ka rezultuar se firma greke ishte regjistruar ligjërisht, dhe pak muaj më parë kishte shpallur falimentin në institucionet përkatëse. Sipas të njëjtave burime, Anastasiadis është shpallur në kërkim, pasi për muaj të tërë ka mashtruar punonjëset për pagën e tyre, ndërsa nuk ka derdhur edhe kontributet e tyre shoqërore.
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)