Kakavijë, defekt në sistemin e kompjuterave, kalimi me regjistra
GJIROKASTËR- Një defekt në sistemin e kompjuterave të palës shqiptare, ka bllokuar prej 30 minutash kalimin në këtë pikë kufitare.
Sipas burimeve që vijnë nga policia kufitare, mësohet se defekti ka ardhur për shkak të luhatjes së tensionit.
Për të evituar radhët e qytetarëve, policia kufitare lajmëron se ka nisur punën me regjistra, deri në riparimin e defektit.
Aktualisht nuk raportohet për radhë pasagjerësh në këtë pikë kalimi.
(ma.ar/BalkanWeb)