Biberaj: Me FRD janë edhe deputetë të tjerë veç Oketës
TIRANE-Ish - deputeti Aleksandër Biberaj, pjesë e Frymës së Re Demokratike deklaroi dje se pjesë e kësaj partie mund të jenë edhe deputetë të tjerë të Parlamentit shqiptar, veç Gazmend Oketës.
Pa bërë ende publik ndonjë emër, Biberaj sqaroi në një intervistë televizive tha se: “Muajt e parë janë regjistruar rreth 12 mijë anëtarë, një shifër kjo e konsiderueshme, pasi janë të gjithë qytetarë që kanë ardhur në FRD”. “Kemi deklaruar se FRD-ja është parti e hapur dhe gjithsesi votimi i fundit në parlament tregoi edhe për ata deputetë që mendojnë si ne”, - shtoi Biberaj. Ai tha se kryetari dhe strukturat drejtuese të kësaj force politike do të realizohen në shtatorin e këtij viti, në kongresin e parë të kësaj force politike.
Por, nga ana tjetër Biberaj sqaron se FRD-ja është një forcë politike e djathtë e vërtetë, jo si Partia Demokratike që është në pushtet me votat e të djathtëve pa qenë e tillë. “PD-ja ka kohë që ka ikur nga e djathta që kur ka lidhur koalicionin me LSI-në dhe e djathta sot është e papërfaqësuar. Ne do të vazhdojmë aktivitetin tonë gjatë verës dhe në vjeshtë do të jemi gati”, - nënvizoi ish - deputeti i PD-së, që sot është në radhët e partisë së re, së cilës do t’i bashkohet pas përfundimit të mandatit edhe Presidenti Bamir Topi. Më 30 maj të këtij viti, FRD-ja u shpall zyrtarisht si një forcë politike ndërsa në krye ka ende një grup nismëtar. Në kuadër të organizimit të strukturave të kësaj force politike drejtuesit e saj i janë drejtuar tashmë gjykatës për t’u regjistruar si forcë politike.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)