E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH teston në nëntor mësuesit e rinj

Tiranë- Mësuesit e rinj, që synojnë të bëhën pjesë e institucioneve parauniversitare duhet t`i nënshtrohen provimit të shtetit në nëntor.

Vetëm ato  të cilët do të kalojnë me sukses provimin e shtetit në nëntor, do të kenë të drejtë të aplikojnë për vendet e lira të punës në shkollat e arsimit parauniversitar në rrethe.

Burime nga Ministria e Arsmit konfirmojnë se ky provim do të ketë një fond pyetjesh për çdo lëndë.

Një pjesë e tezës për çdo mësues, pavarësisht nga lënda, do të jetë drejtshkrimi dhe përgatitja didaktiko-pedagogjike, ndërsa pjesa tjetër do të jetë nga lënda ku kandidatët japin mësim, e ndarë kjo në 40 për qind me 60 për qind.

Mësuesit e rinj, të cilët i kanë përfunduar studimet e ciklit të dytë në mësuesi nga viti akademik 2011 e në vazhdim, janë duke kryer praktikën profesionale në shkolla të ndryshme të vendit, që do të zgjasë 1 vit shkollor.

Sipas procedurës, në përfundim të praktikës profesionale, praktikanti do të vlerësohet nga mentori, drejtori i institucionit të arsimit të lartë publik si dhe komisioni i vlerësimit të praktikantit. Pas vlerësimit pozitiv të aftësimit praktik, praktikanti, mësuesi, mund të regjistrohet në provimin e shtetit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›