Ekspertiza: Autobusi në Krrabë humbi kontrollin
ELBASAN-Ekspertiza paraprake ka vlerësuar si fajtor shoferin e autobusit të aksidentuar ditën e shtunë në Qafën e Krrabës me 35 aktivistë të Aleancës Kuq e Zi. Sipas burimeve të policisë së Elbasanit mësohet se dyshohet humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit. Gjendja e të aksidentuarve është nën kontroll dhe vetëm 2 prej tyre janë nën mbikëqyrje më rigoroze.
Ekspertiza
Paraditen e së dielës burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Elbasanit bënë të ditura rezultatet e ekspertizës paraprake të aksidentit të autobusit me aktivistë të Aleancës Kuq e Zi që ndodhi pasditen e së shtunës në aksin e rrugës kombëtare Tiranë - Elbasan në vendin e quajtur “Qershitë”. Sipas provave të grumbulluara nga ana e ekspertëve, shkaku i aksidentit të këtij autobusi dyshohet se ka qenë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit në fjalë. Si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit, shoferi ka devijuar drejtimin e lëvizjes e cila është pasuar me daljen nga korsia ç’ka ka bërë që mjeti të përfundonte disa metra poshtë saj në shpatin e një kodre të pyllëzuar me qershi. Ndërkaq, po vijon puna për ekspertimin e gjendjen teknike të mjetit të aksidentuar. Drejtuesi i mjetit të aksidentit, Mit’hat Biçaku ka pretenduar se automjeti i ishte nënshtruar kontrollit teknik, sikurse parashikohet në ligj. Por, gjithsesi duhet pritur edhe disa ditë që ekspertët të japin konkluzionet përfundimtare të shkaqeve që sollën këtë aksident. Gjatë të dielës, ekspertët më të mirë të fushës së aksidenteve rrugore kanë punuar për dokumentimin e provave që do çojnë në zbardhjen e mistereve të momentit.
Gjendja
Reanimatori i pavijonit të kirurgjisë në spitalin e Elbasanit, Behar Gjevori bëri të ditur se nga 29 persona që u paraqiten ditën e shtunë pas aksidentit, mbahen të shtruar ende 4 persona ndërsa pjesa tjetër kanë dalë. Sipas tij, mes tyre vetëm dy paraqiten pak më rëndë, por sipas reanimatorit Gjevori do vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve edhe për të paktën dy ditë. Antonio Faqolli 37 vjeç dhe Arta Kojku 24 vjeç janë dy pacientët që kanë marrë më shumë plagë gjatë aksidentit të së shtunës në Qafën e Krrabës. Ndërsa shoferi i autobusit Mit’hat Biçaku dhe Refik Karai janë të dëmtuar lehtë dhe shumë shpejt do lënë spitalin.
Varianti 2
Mbetet ende mister aludimi për goditjen e autobusit nga një fuoristradë. Pas dyshimeve të ngritura nga pasagjerët e autobusit të përfshirë në aksidentin e fundjavës në Qafë-Krrabë dhe shoferit të saj, se ai u godit nga një fuoristradë policia është angazhuar në zbardhjen e plotë edhe të këtij fakti të pretenduar nga ana e tyre. Sipas shefit të Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor për Elbasanin, Selman Pema, të dhënat e siguruara nga dëshmitë e pasagjerëve të autobusit janë mjaft kontradiktore. Disa prej tyre, sipas Pemës, pretendojnë se automjeti me të cilin ata po udhëtonin u godit te goma e pasme ndërsa të tjerë thonë te goma e përparme. Por, gjithsesi këto dëshmi janë vlerësuar si mjaft të rëndësishme dhe po punohet për zbulimin e fuoristradës për të cilën po aludohet se ka goditur autobusin me 35 shtetas që udhëtonte pasditen e së shtunës nga Tirana drejt Elbasanit me destinacion përfundimtar Librazhdin. Në aspektin profesional për shefin e Njësisë Rajonale te Qarkullimit të Elbasanit mbetet i mistershëm aludimi për përplasjen me fuoristradën. Sipas tij kur dy mjete janë në lëvizje në të njëjtin sens nuk mund të ndodhë që pas një përplasje ato të dalin jashtë rruge sikurse ka ndodhur me autobusin. Megjithatë, policia dhe prokuroria e Elbasanit po punojnë intensivisht për zbardhjen e të gjitha mistereve që lidhen me këtë aksident.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)