Biberaj: Mungesa ime në lista, letër sqaruese FRD-së, pres ta publikojë
Të tjera rreth shkrimit Topi: Ja çfarë i ofruam Biberajt
TIRANË - Aleksandër Biberaj ka reaguar vetëm pak minuta më parë në faqen e tij në Facebook mbi mungesën e tij në listat e FRD-së. Anëtari i kryesisë së partisë Fryma e Re Demokratike, Biberaj ka shpjeguar se “sqarimi i tij në lidhje me këtë mungesë është dërguar në adresën zyrtare të FRD-së” dhe se “dëshira e tij është që ky sqarim të publikohet në faqen zyrtare të FRD-së".
Ja si shpjegohet tekstualisht Biberaj: "Në vazhdim të një njoftimi publikuar dje në faqen zyrtare të Facebook të Frymës së Re Demokratike lidhur me mungesën time në listat për deputetë, në shenjë respekti për ju kam nisur një sqarim në adresën zyrtare të FRD-së për z.Topi dhe z.Oketa. Dëshira ime, por edhe e drejta ime si njëri nga nismëtarët kryesorë për krijimin e FRD-së është që ky sqarim të publikohet po në faqen zyrtare të partisë".
Deri tani faqja zyrtare e FRD nuk ka asnjë publikim.
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)