Dita e Europës, Berisha: Ne gatit'i votojmë 3 ligjet, Rama s'do
Të tjera rreth shkrimit Nishani mesazh urimi Van Rompuy-it
ELBASAN - Kryeministri Sali Berisha ka pasur sot një takim kryesisht me studentë në amfiteatrin e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Nga aty, fillimisht kryeministri ka akuzuari kryesocialistin Rama se me mosvotimin e 3 ligjeve privoi vendin nga miliona euro investime. Ai tha se mazhoranca e ka vullnetin e për të votuar tre ligjet me shumicë të cilësuar, nëse opozita e kërkon.
“Pavarësisht se është vonë ne jemi të gatshëm t'i votojmë. Ne kemi deklaruar se do thërrasim referendumin si një masë "in ekstremis", por në rast se opozita pranon. Pasi bëri një dëm të pariparueshëm për këtë periudhë, ne prapë jemi gati t’i votojmë.”
“Për këto tre ligje ishte arritur totalisht ujdia e plotë me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të komisionit. Në mënyrën më paradoksale dhe të papranueshme këto ligje nuk u votuan dhe u mor peng një pasaportë e shkëlqyer për secilin prej nesh, siç ishte statusi i vendit kandidat”.
BERISHA: KREDI PËR STUDENTËT
Ndër të tjera Berisha ka përsëritur para auditorit premtimin e tij për të mbështetur me kredi studentë. “Do të jetë garant qeveria, përndryshe bankat nuk e japin kredi”.
"NIHILIZËM ME UNIVERSITET PRIVATE"
“Nuk mund të shpallësh universitet piramida. Është nihiliste dhe e krejtësisht e papranueshme. Me vlerësim jo vetëm timin, por ka raporte që tregojnë ecurinë e tyre. Ky nihilizëm është jashtë çdolloj mendjeje njerëzore”, ka thënë Berisha, duke shtuar se në universitete private dhe publike ka dobësi, por ka edhe lumenj djerse. “Në 1986 kam qenë anëtar i një komiteti shkencor të mjekësisë të një organizate për Europën. Duhet të studioja 3600 tituj ne hedline dhe vrapoja të merrja ato tituj dhe djersa më bëhej 20 gramë”, ka kujtuar kryeministri.
Nëse privatët marrin statusin e institucionit “non profit” ne nuk kemi asnjë arsye që t’i deskriminojë ata. Berisha kak ujtuar se si në Francë dekada më parë universitetet privarte shiheshin si të njerkës. Me ligj nuk kishin të drejtë të merrnin titull institucion shkencor. “Por këto ishin politika të gabuara dhe u shkua drejt një revolucioni të ri; atij të shërbimeve. Të zgjedhësh shërbimin që beson se është më i mirë. Kjo është rrugë e gjatë. Sektori privat sot ka 32 mijë nxënës dhe studentë sa kishte Shqipëria në 2001. Mbulon 9% të arsimit parauniversitar. Ekziston një opinion që vjen nga koha e shkuar. Në vitin 2000 19 nxënës nuk merrnin dot diplomën. Vendi dhe shoqëria ishin shumë të padrejtë nsdaj tyre. Ata duhet të kenë mundësi ta provojnë veten. Pse ndaj arsimit privat mbahet qëndrim më ndryshe se ndaj sektorit tjetër, pasi pridnërit janë taksapagues.
"NDOTJA E ELBASANIT, PENG I TRUALLIT"
Berisha iu përjgigj pyetjes së një studenteje, mbi mjedisin në Shqipëri, si dhe për ndotjen problematiek të Elbasanit prej ish-kombinatit metalurgjik. “Çdo qytetar duhet të ketë në axhendën e tij mjedisin. Me landfillin, ka kontradiktë mes bashkië që kërkon një nga mjediset në zonën e ish-Kombinatit dhe autoriteteve qendrore, që mendojnë se duhet bërë në një komunë këtu afër. Të gjitha; mbështetja financiare do ekzistojë.Në Kombinat po shtohen investimet dhe ushtria. Ka këtë arsye dhe asnjë tjetër”.
"IMPLEMENTIM I ROLIT TË PSIKOLOGUT"
Pyetjes mbi rolin e psikologut në shoqëri Breshia iu përgjigj se në planin e 4 –vjeçarit të ardhshëm përfshihet marrja e statusit të psikologut dhe implementimit të tij në shoqëri. Ai shpjegoi se “sot me psikologjinë ndikon shumë e shkuara, pasi ka qenë disiplinë e ndaluar. E deformuar në shkallë esktreme dhe e ndaluar. Funksionet e saj jashtëzakonisht të rëndësishme të bëhen të padukshme të mos ushtrohen.
“Në vlerësimin tim po kaq i dobishëm saç është mjeku është edhe psikologu; kudo në shkolla, në spitale, në institucione të vuajtjes së dënimit. Do bëjmë gjithçka për ta ridimensionuar këtë rol në interes të qytetarit”.
"DIJA, TË JETË MË PRAKTIKE"
“Duhet një përpjekje më e madhe, që dija të jetë më praktike, më e aplikueshme, më e përshtatshme. Kemi shumë punë për të bërë. Kjo lidhet me dy shtyllat; me konsolidimin e gjuhës dhe matematikës. Nuk krijohet konfuzion në mendjen e njeriut me shumë gjëra”, ka propozuar
"SHQIPËRIA, NJË NDËR 3 VENDET MË TË SHPEJTA NË ARSIM"
Në klubin e organiztaës ndërkombëtare OECD: Peruja, Kili dhe Shqipëria janë tre vendet që kanë bërë ndryshimin më të shpejtë në arsim. Këtë ka informuar kryeministri Sali Berisha duke shtuar se reforma do të jetë e pandërprerë. Por sipas kryeministrit, i cili i referohet OECD-së, nxënësit shqiptarë lexojnë më shumë libra jashtëshkollorë se shumë vende të zhvilluara. “Zhan Zhak Ruso thotë një shprehje shumë të mençur: Çështja më e rëndësishme e një kombi është arsimi”, tha Berisha.
“NUK SAKRIFIKON KUSH PËR ARSIMIN SI SHQIPTARËT”
“Dashuria e shqiptarëve për arsimin dhe shkollën është legjendare. Nuk ekziston ndoshta kund si tek ne. Sakrifica e prindërve shqiptarë për të shkolluar fëmijët është e shkallës më të lartë”, ka thënë Berisha.
(ma/sg/shqiptarja.com)