Ngjela: Berisha do të marrë dhjamë nga pleshti në një garë të humbur
TIRANË - Një bisedë e lirë, me spontanitet, ritëm, për dhe përtej ngjarjeve politike të ditës. “Sikur lexon një libër”,e ka përmbyllur gazetarja Mira Kazhani bisedën me Spartak Ngjelën, kryetarin e Partisë Ligj dhe Drejtësi sot në studion e A1 Report.
Mira Kazhani: Avokat Ngjela, sot jeni shprehur se në Shqipëri ka 100 vjet padrejtësi
Spartak Ngjela: Mund të ma provosh të kundërtën? Në një aktivitet ishte shkruar gabim “100 vjet drejtësi”. Ka 100 vjet padrjetësi. Sa jam unë gjallë nuk ka pasur drejtësi. Në vitet 20-30 mendoni se ka pasur drejtësi? Si zor. Kohë me shtete të pakonsoliduara. Drejtësi duhet të kishte nga ‘91 e këtej. Nëse nga vitet ‘40 ka shqiptarë të fyer nga ‘91 kemi tallje me popullin shqiptar. Kjo duhet ndryshuar në mënyrë urgjente. Popullit duhet t’i kthehet besimi tek drejtësia.
A do të kishit dashur të ishit futur në listat e PS-së?
Nuk mund të bëja një aleancë me Edi Ramën, që të hyja në listat PS-së. Nuk kam punë fare. Unë jam dinitoz, nuk i shkel aleancat. Kontributi në parti mund të të bëjë ministër, deputet të bën populli. Si do hyj në listat e PS-së?! Ajo ka tjetër vizion, ka tjetër elektorat.
Ka njëfarë mërzie tek aleatët tuaj?
Nëse kanë bërë një marrëveshje kanë të drejtë të mërziten. Por unë dal në çdo vend të Shqipërisë, edhe në Tropojën e Saliut dal deputet. Unë kam bërë marrëveshje për votën e lirë dhe shtetin shqiptar dhe rrëzimi i këtij kryeministri që ka dhunuar votën e lirë në Shqipëri.
A do i japë prioritet PD-ja 3 kandidatëve të PS-së?
Nuk është gjykim a priori, por a posteriori. Rama duhet t’i kishte futur aleatët e tij në listë për t’i dhënë potencë ekipit. Lëvizja e Saliut është lëvizje, e cila kërkon të marrë dhjamë nga pleshti, maksimumin e maksimumeve në një garë, që e mendoj të humbur. Ekipi i tij thotë se nuk fiton. Rama nuk e bëri këtë skemë, sepse është i sigurt për fitoren. Problemi esencial në këtë rast është që opozita duhet të ketë fushatë elektorale, që t’i japë të kuptojë se do të nxjerrë ristrukturimin e shtetit shqiptar. Sepse gjithë kjo gjendje është si pasojë e mosfunksionimit të shtetit shqiptar.
(vijon)
Redaksia Online
(ma/shqiptarja.com)