Biberaj: Në zgjedhjet e 2013-s, votat do i marrim nga PD. Topi, lideri real i së djathtës
Përballë tik-takut të zgjedhjeve të 2013, ku politika shqiptare ka ndezur motorët, duket se mbrapa nuk ka mbetur as partia më e re, Fryma e Re Demokratike. E pakonsumuar dhe me energji të reja, me vetëm 4 muaj në tregun e ashpër politik shqiptar, FRD ka përfunduar fazën e parë, shtrirjen e saj në rrethe dhe tani pas pushimeve vjeshta pritet ta gjejë dhe me drejtuesit e saj.
Anëtari i grupit nismëtar të FRD, Aleksandër Biberaj, në një intervistë për Ora News tha se muaji nëntor pritet të përmbyllë dhe zgjedhjen e strukturave dhe drejtuesve përkatës. Ndonëse nën zë, Biberaj nuk e mohoi se ish-presidenti Bamir Topi ka gjasa të marrë drejtimin e FRD, duke e çuar dhe më tej prespektivën e zotit Topi, si lidër i ardhshëm i së djathës shqiptare.
Po bëjmë 4 muaj aktivitet si parti, jemi prezent në të gjithë Shqipërinë, por organizimi jonë do të vazhdojë. Kjo ka qenë faza e pare, tani fillojmë me zgjedhjet e strukturave dhe drejtuesve të tyre, si dhe dialogun me qytetarët për prezantimin e programit tonë. Qytetarët janë lodhur nga fryma e vjetër politike dhe e kanë pritur mirë FRD. Në të gjitha takimet ka pasur pjesmarrje të konsiderueshme, është një risi e re që politika dëgjon qytetarët në ndryshim nga çfarë është bërë deri më tani.
Pra, po instalojmë debatin me qytarët shqiptarë, për të dalë me një alternativë të re për qytetarët, me prespektivë drejt të ardhmes për një politikë pozitiviste. Zyrtarizimi i Topit si pjesë e FRD është çështje ditësh, java e parë e fundit të gushtit apo e fillimit të shtatorit. Emërtesa parti e Topit nuk qëndron, është më tepër mediatike, ne jemi një grup inisiator, i bashkangjitet dhe zoti Topi që do jetë një vlerë e shtuar. Gradualisht futemi dhe në zgjedhjet dhe Topin e shoh si kryetar të saj, por edhe si lider të së djathës shqiptare. Kryetari do të zgjidhet në bazë të parimit një anëtar një votë, me mandat 2 vjecar tha ai.
Po cila është arma e fortë e FRD dhe pse duhet tu besojnë qytetarët shqiptarë?
Nëqoftëse qytetarët duan t’u besojnë mashtruesve të vjetër atëherë ok, por besoj se kanë gjithë arsyet për ti besuar FRD, ku pjesa më e madhe janë politikanë të rinj, të arsimuar jashtë. Synimi është të kemi një program real në bashkëpunim me qytetarët u shpreh Biberaj.
Duke mbetur përsëri tek zgjedhjet e 2013-tës, Biberaj deklaron se FRD fluksin më të madh të elektoratit dhe votave do ta thithë nga partia mëmë, PD, por duket se shenjë do t’i bëjë edhe PS. Ndërsa lidhur me mundësinë e krijimit të një poli të tretë, Biberaj shprehet se synimi i tyre është krijimi i të djathtës moderne, që sipas tij mungon.
Fluksi më i madh është nga e djathta, të zhgënjyerit sidomos pas koalicionit me LSI, kemi dhe fluksin nga qëndra, pra elektorati fluid i pavendosur, por kemi dhe një pjesë nga e majta, ndonëse jo në një masë shumë të konsiderueshme. Fakti është se kemi dy pole, dhe fatkeqësisht të dyja të majta. PD ka rrëshqitur majtas pas koalicioninit me LSI, ndërsa PS është trashëgimtare e PK. Realisht e djathta mungon, dhe ne po synojmë krijimin e një të djathe moderne që afrohet drejt qëndrës theksoi Biberaj.
Aleksandër Biberaj foli dhe për aleancat para dhe postzgjerore, ku deklaroi dhe njëherë se FRD nuk do të ketë aleanca me trion PD-PS-LSI, ndërsa për partitë e tjera mundësitë mbeten të hapura.
Aleancë me partitë e vjetra nuk bëjmë, me të tjerat aleancat janë të hapura, por është ende shpejt. Ne synojmë mos të kemi një duopol në politikë, nuk është sistem funksional në Shqipëri. E kemi deklaruar se s`mund të kemi koalicion as me PD, PS apo LSI. Nuk kanë punuar për interesat e shqiptarëve, e kanë treguar veten se vijnë me lidershipë me ideologji dhe mentalitet komuinist. Synimi i FRD është të konsolidohet në një forcë të rëndësishme. Kemi marë sinjale nga parti të ndryshme, por është shpejt për aleanca, momentalisht jemi në aleancë me qytetarët shqiptarë shtoi ai.
Biberaj shprehu vendosmërinë e FRD për të përfaqësuar interesat e qytetarëve shqiptarë. Në këtë kontekst ai përjashtoi një shmangie të mundshme gjatë rrugës, sic ndodhi me LSI, që jo rrallë herë janë hedhur simetri mes tyre për mënyrën e lindjes dhe formimit si parti.
Nuk ka asnjë krahasim me mes FRD dhe LSI. Ndarja jonë nga PD ka qenë parimore, rikthehemi në politikë me një mision për të përfaqësuar interesat e qytetarëve. Lidershipi i PD punon 24 orë për interesat e veta. Ne nuk rrëzuam sistemin e Enver Hoxhës për ta zëvëndësuar me atë që është sot, që ka ozurpuar të gjitha institucionet. Dhe PD krisjen e saj të parë, siptomat e para i mori që në 2005 me koalicionin me Lutfer Xhuvelin përfundoi ai.