E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afrikë e Jugut, 35 litra alkool në vit për çdo mbi 15-vjeçar

Ulja e normës së lejuar të alkoolit për shoferët bën punë. Vdekjet në rrugë në Brazili, janë ulur me tre herë në tre vite që kur qeveria morri masa që drejtuesit e makinave ti qëndrojnë larg qoftë dhe një gote alkooli.

Afrika e Jugut po përpiqet të bëjë një gjë të tillë. Ajo ka propozuar ndalimin e të gjitha reklamave të alkoolit dhe mos lejimin e konsumit të tij në zyrat shtetërore.

Por po sikur ti penalizojmë edhe këmbësorët e dehur? Megjithëse një gjë e tillë mund të jetë duke u marrë në konsideratë nga ndonjë vend ende nuk ka ndonjë formulë të qartë për këtë.

Në tabelën e ligës së pijanecëve Afrika e Jugut është një nga vendet ku alkooli konsumohet masivisht. Çdo person mbi 15 vjeç përllogaritet të konsumojë 35 litra në vit dyfish nga ajo që konsumohet në Francë dhe SHBA thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Afrika e Jugut konsiderohet si një vend qejflinj për pijen. Përllogaritet se nga alkooli në vit shkaktohen 14 000 vdekje në rrugë. Më shumë se 1/3 janë këmbësorë, shumica të pirë gjithashtu. Po ashtu, konsumi i lartë i alkoolit ka rritur edhe numrin e përdhunimeve dhe përhapjen e HIV-it.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›